No menu items!

U raportua se ra nga kati i tretë i banesës duke pastruar dritare, kjo është gjendja e pacientes sot

Gjatë ditës së djeshme është raportuar se një vajzë e re ka rënë nga kati i 4-të i banesës së saj, duke pastruar dritaret.

Nga Klinika Intensive në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), kanë treguar për IndeksOnlinen se gjendja e saj vazhdon të mbetet e rëndë, edhe një ditë pasi ndodhi rasti.

“Gjendja e saj vazhdon të jetë e rëndë”, kanë thënë nga kjo klinikë për IndeksOnline.

Lidhur me rastin, detaje kanë dhënë edhe nga Policia e Kosovës.

“Është raportuar se viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore. Njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ndërsa viktima është dërguar për trajtim mjekësor në QKUK. Lidhur me rastin është informuar e konsultuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore janë duke hetuar rastin.”, thuhet në raportin 24- orësh të policisë së Kosovës./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.