No menu items!

U rikthye nga “të vdekurit”, Wilder deklarohet pas super fitores me nokaut teknik

Pas një pauze të gjatë dhe një serie humbjesh zhgënjyese, Deontay Wilder është rikthyer me fitore, duke mposhtur Tyrell Herndon me nokaut teknik në raundin e shtatë, në një duel të zhvilluar në Kansas.

Megjithëse ndeshja nuk ishte ndaj një kundërshtari të nivelit të lartë, Wilder tregoi vendosmëri dhe qartësi në qëllimet e tij pas fitores.

Ndihesha shumë mirë. Herndon ishte një djalë i fortë dhe e vlerësoj përballjen. Kisha shumë kohë për t’u rikuperuar – mendërisht, fizikisht dhe emocionalisht. Ka qenë një rrugë e gjatë për mua. Jam thjesht i lumtur që jam rikthyer në ring”, deklaroi ai menjëherë pas ndeshjes.

Wilder, që do të mbushë 40 vjeç në tetor, pranoi se ende nuk është në nivelin maksimal, por premtoi rritje.https://youtube.com/shorts/rIUT8lYH_68?si=NB2esMelEsVntQHw

E di që nuk u dhashë të gjithëve atë që donin vërtet të shihnin, por do të përmirësohem ndërsa ecim përpara. Ky është një fillim i ri për mua. Do të përmirësohem gjithnjë e më shumë, ju premtoj këtë”, potencoi amerikani.

Ai shtoi gjithashtu se ka punuar edhe me një psikolog sportiv për të përmirësuar gjendjen e tij mendore dhe për të qenë gati për sfida më të mëdha.

Kam punuar me veten në shumë nivele. Tani jam më i qartë, më i fokusuar. Po bëj gjithçka që duhet për të qenë gati për përballje si me Usyk apo Joshua”, vazhdoi Wilder.

Fitorja e fundit për Wilderin vjen pas një faze të vështirë ku kishte humbur katër nga pesë përballjet e fundit.

Ai është i vendosur ta lërë pas atë periudhë dhe ta rikthejë karrierën e tij në majat e peshave të rënda. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.