No menu items!

U16 | Kosova kampione e turneut zhvillimor të UEFA-s në Tiranë 

Kombëtarja e Kosovës U16 ka arritur ta përmbyllë me sukses të madh në turneun zhvillimor të UEFA-s që u zhvillua në Tiranë. Dardanët e drejtuar nga trajnerët Mehmed Kurda e Ibrahim Domi regjistruan tri fitore në po aq ndeshje, duke triumfuar ndaj San Marinos (7:0), Andorrës (2:1) dhe, në ndeshjen e sotme edhe ndaj Kombëtares së Shqipërisë, me rezultat 2:1. Kësisoj, Kosova U16 e mbylli turneun si kampion.
Në pjesën e parë, Dardanët ishin dominues dhe shfrytëzuan mundësitë që iu ofruan për të kaluar në epërsi. Goli i parë erdhi nga sulmuesi i spikatur Unejs Mustafa, i cili në minutën e 10-të zhbllokoi rezultatin. Më pas, në minutën e 17-të, Leon Ademi shënoi golin e dytë.
Në pjesën e dytë, Shqipëria u hodh përpara dhe arriti të ngushtojë diferencën me një gol të hershëm, por më pas Dardanët e menaxhuan lojën dhe ruajtën epërsinë e një goli.
Ky sukses vjen si rezultat i angazhimit dhe disiplinës së lartë të lojtarëve, të cilët treguan një nivel të lartë të lojës dhe frymë ekipore gjatë gjithë turneut. Trajneri Mehmed Kurda shprehu krenarinë e tij për paraqitjen e skuadrës dhe vlerësoi angazhimin e lojtarëve të rinj që dhanë gjithçka për të mbrojtur ngjyrat e Kosovës.

“Jam shumë i lumtur dhe krenar për paraqitjen e djemve në këtë turne. Ata treguan angazhim dhe disiplinë të jashtëzakonshme dhe patën paraqitje të shkëlqyeshme si ekip. Jam i kënaqur me të gjithë futbollistët, pasi secili pati mundësi të luajë dhe të tregojë vlerat e tij. Ky sukses është rezultat i punës së vazhdueshme dhe është dëshmi e potencialit të madh që ka Kosova në futbollin e të rinjve dhe punës së mirë që bëhet me këto gjenerata. Ky është suksesi ynë i dytë brenda dy vitesh në turne të tillë dhe pa dyshim na jep motiv për të ardhmen”, tha Kurda.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.