No menu items!

“Udhëtimi i milionave” për Jhon Duran u ndërpre – Al Nassr e ka huazuar te Jose Mourinho në Fenerbahce

Vetëm gjashtë muaj pas transferimit të bujshëm te Al Nassr për 77 milionë euro, sulmuesi kolumbian Jhon Duran largohet përkohësisht nga Arabia Saudite.

Në sezonin 2025/26, ai do të luajë për Fenerbahçen, pas një marrëveshjeje huazimi njëvjeçar mes dy klubeve.

“Klubi ynë ka arritur një marrëveshje me Al Nassr që Jhon Duran t’i bashkohet ekipit tonë në formë huazimi për një vit”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit nga Stambolli.

21-vjeçari mbetet lojtar i Al Nassr dhe pritet të rikthehet në Riad në fund të sezonit, pasi kontrata e tij me klubin arab është e vlefshme deri në vitin 2030.

Duran iu bashkua Al Nassr në janar nga Aston Villa, pas një periudhe premtuese në Ligën Premier dhe MLS me Chicago Fire. Ai shënoi 12 gola në 18 ndeshje në Arabinë Saudite, por periudha e tij u shoqërua me vështirësi personale dhe probleme në përshtatje.

Sipas mediave, Fenerbahçe do të mbulojë një pjesë të pagës së tij, që kap vlerën e 20 milionë eurove në vit.

Karriera e Duran nuk ka kaluar pa polemika. Ai ka qenë i përfshirë në përplasje të brendshme në kombëtaren e Kolumbisë, përfshirë tensione me trajnerin Nestor Lorenzo dhe lojtarë si James Rodriguez dhe Jefferson Lerma.

Zyrtarisht mungoi në sfidën kundër Argjentinës për shkak të një dëmtimi në shpinë, por u fotografua më pas në një festë private, gjë që nxiti kritika të ashpra.

Edhe në Arabinë Saudite pati momente të tensionuara. Pas një ndeshjeje ndaj Al-Hilal, Duran refuzoi të shtrëngonte dorën e Ali Al-Bulayhi, duke shkaktuar një përplasje në fushë dhe ndërhyrje të stafit për të qetësuar situatën.

Tashmë, nën drejtimin e José Mourinhos te Fenerbahçe, Duran do të ketë një shans për të rigjetur formën dhe për të rikthyer besimin. Ai do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet kualifikuese të Ligës së Kampionëve dhe do të kërkojë të ndihmojë klubin të thyejë dominimin e Galatasarayt në Superligën turke. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.