Shërbimi i Sigurisë së Ukrainës (SBU) ka ndërmarrë për herë të tretë një sulm ndaj urës së Krimesë që nga nisja e luftës në shkallë të gjerë, duke minuar dhe dëmtuar shtyllat nënujore të kësaj ure strategjike, raportojnë mediat ukrainase.
“Operacioni ka zgjatur disa muaj. Agjentët e SBU-së kanë minuar shtyllat mbajtëse të kësaj ndërtese ilegale”, thuhet në një njoftim të SBU-së të publikuar në Telegram, që e transmeton edhe Kyiv Independent.
Ura e Krimesë, e ndërtuar pas aneksimit të paligjshëm të gadishullit nga Rusia në vitin 2014, është një nyje kyçe për furnizimin dhe transportin e forcave ruse në territoret e pushtuara të Ukrainës
СБУ провела нову унікальну спецоперацію і втретє вразила Кримський міст — цього разу під водою!
Операція тривала декілька місяців. Агенти СБУ замінували опори цього незаконного об’єкта.
➡️ https://t.co/Rf4fR7QDXk pic.twitter.com/wgsS4HoCbc
— СБ України (@ServiceSsu) June 3, 2025
Sot, pa shkaktuar viktima civile, shpërthimi i parë është aktivizuar në orën 04:44 të mëngjesit,” shton SBU.
Sipas njoftimit, shtyllat nënujore në bazën e urës janë dëmtuar rëndë, pasi janë shpërthyer rreth 1.100 kilogramë eksploziv në ekvivalent me TNT.
Aktualisht nuk është e qartë nëse ura është ende funksionale.
Kyiv Independent rikujton se ura ka pësuar dëme të konsiderueshme edhe në dy sulmet e mëparshme nga Ukraina – në tetor të vitit 2022 dhe në korrik të vitit 2023 – por asnjëri prej tyre nuk arriti ta ndërpresë plotësisht qarkullimin.
Përveç rëndësisë strategjike, ura ka edhe vlerë të madhe simbolike për Kremlinin. Me një kosto prej katër miliardë dollarësh, ndërtimi i saj është parë si një vendim politik për të përforcuar pretendimin e paligjshëm të Rusisë mbi gadishullin e Krimesë