No menu items!

Ukrainasit vrasin me dron ushtarët rusë – publikohen pamjet e tmerrshme pas sulmit

Ukrainasit po vazhdojnë me sukses të përballen me forcat ushtarake ruse.

Dy ushtarë rusë u eliminuan pranë Belgorodit nga një sulm me dron, një tjetër u plagos.

Sapo i mora djemtë, po ktheheshim nga vija e parë, na sulmoi një dron”, thotë një i mbijetuar.

Sulmi në fshatin Pochaevo ndodhi në mbrëmjen e 26 shkurtit. Guvernatori tha se tre civilë u vranë dhe katër të tjerë u plagosën.

Ai saktësoi se të sulmuarit ishin “punëtorë ndërtimi”. Mirëpo në videon nga vendi i ngjarjes shihet se i plagosuri është i veshur me uniforma ushtarake.

Ndryshe, Rusia ka nisur pushtimin e shtetit ukrainas më 24 shkurt të vitit 2022 duke shkaktuar mijëra viktima dhe dëme të shumta materiale. /Telegrafi/

 

 

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.