No menu items!

Unë e shoh që do të më puthesh, por nuk ke shans”/ Si i priti Egli ngacmimet e Gjestit?

Hyrja e Gjestit në shtëpinë e “Big Brother VIP 4” ka sjellë ndryshime të dukshme në dinamikën e lojës.

Përplasjet e tij të ashpra me disa banorë kanë krijuar tension, ndërsa marrëdhëniet e mira me të tjerët, si ajo me Eglin, kanë sjellë edhe momente argëtuese për shikuesit, shkruan Raporto24.

Egli ka qenë një ndër ata që shpesh i ka qëndruar pranë gjatë debateve, por marrëdhënia e tyre nuk kufizohet vetëm te mbështetja. Dyshja e ka shfaqur shpesh kiminë përmes ngacmimeve dhe batutave të vazhdueshme.

Në një moment të fundit, teksa ishin në dhomën e gjumit, Gjesti e provokoi Eglin duke i thënë:
“A puthemi?”
Kur ajo e refuzoi, ai nuk ndaloi së bërë humor:
“Nuk ke shan ti buzët e mia t’i shijosh.”

Në vazhdim, ai e ironizoi situatën:
“Unë duke dashur me u puth, me u kënaq, ti je duke bërë filma.”
Por Egli reagoi menjëherë, duke e shikuar drejt në sy dhe i bëri me shenjë të mos fliste më, duke krijuar një moment të papritur mes tyre.

Shkëmbime të tilla mes Gjestit dhe Eglit vazhdojnë të krijojnë tension dhe humor, duke i mbajtur shikuesit të intriguar nga zhvillimet e mëtejshme të spektaklit.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.