Interi u prit nga vetëm një tifoz kur u kthyen në Milano pas poshtërimit që pësuan në finale të Ligës së Kampionëve ndaj Paris Saint-Germainit.
Ekipi italian pësoi humbjen më të thellë në një finale të Ligës së Kampionëve në Mynih të shtunën, teksa PSG-ja fitoi me rezultat 5-0.
Ata arritën në shtëpi të dielën me aspak bujë, ku vetëm një tifoz i vetëm ishte prezent për t’i mirëpritur ata në aeroport.
Tifozi i quajtur Marco tha një prononcim të shkurtër për Gazzetta dello Sport.
Inter returned to Milan this morning after their most humbling night. They were welcomed at the airport by one fan. "I'm the only idiot," Marco told Gazzetta. "But these guys still deserve applause."https://t.co/gwrDSvBN3r
— Colin Millar (@Millar_Colin) June 1, 2025
Unë jam idioti i vetëm këtu, por ata ende meritojnë një duartrokitje”, ka thënë tifozi i Interit.
Ka qenë një përfundim brutal i sezonit për ekipin e Simone Inzaghit, të cilët po ashtu e humbën edhe titullin e Serie A në ditën e fundit të sezonit ndaj Napolit.
Kjo humbje e thellë ndaj PSG-së ishte e dyta për ta në një finale të Ligës së Kampionëve në tri vitet e fundit, me Manchester Cityn që i kishte mposhtur ata me rezultat 1-0 në vitin 2023.
Disfata e Interit mund t’i jap fund aventurës së Inzaghit tek ‘Nerazzurrët’, mes raportimeve për një interesim nga Al-Hilali.
Klubet nga Superliga e Arabisë raportohet se i kanë ofruar atij një pagë vjetore prej 30 milionë eurosh për të pranuar kalimin në Lindjen e Mesme./Raporto24/