No menu items!

Uran Ismaili kujton porosinë që Kadri Veseli ua kishte dhënë delegatëve të PDK-së

Ka filluar Konventa e PDK-së, ku pritet të zgjedhet kryetari i ri i kësaj partie.

Kjo konventë u hap nga deputetit i PDK-së, Uran Ismaili i cili kujtoi porosinë që ish-kryetari i kësaj partie, Kadri Veseli, ua kishte dhënë gjithmonë delegatëve të partisë.

Lexo Edhe:
Shoku i Memli Krasniqit nga “Ritmi i Rrugës” i uron suksese në garën për kryetar të PDK-së
“Kur ndalet PDK, ndalet Kosova, ruajeni njëri tjetrin dhe mos u ndalni, kjo është porosia që na ka dhënë gjithmonë Kadri Veseli”, tha Ismaili.

Ai tha se dobësimi i PDK-së, ishte qëllimi i të tjerëve, por sipas tij, duke qenë bashkë, rrugëtimi është më i lehtë.

“Sado që e tashmja është e vështirë, PDK-ja sërish e sheh të ardhmen, një PDK e fortë që të kthehet aty mku e meriton. PDK-ja si adresë politike me vizion të qartë që pretendon zhvillim vendi është ajo që e presin të gjithë.

Dobësimi ynë ka qenë qëllim i të tjerëve, por duke qenë bashkë e kemi më të lehtë rrugëtimin”, shtoi Ismaili.

Ndryshe, në Konventë do të marrin pjesë 794 delegatë.

Sipas afatit të përcaktuar në ditën e shpalljes së zgjedhjeve, deri të enjten në ora 17:00, kandidaturën për kryetar të partisë e ka paraqitur vetëm Memli Krasniqi.

Ndërsa ish-ushtruesi i detyrës së PDK-së, Enver Hoxhaj dy ditë më parë përmes një konference për media bëri të ditur se nuk do të kandidojë për të parin e partisë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.