No menu items!

Ushtarët e Putinit po kthehen të vdekur në atdhe – një aeroplan masiv zbarkon me kufoma në Siberi

Një aeroplan masiv rus ka zbarkuar në Siberi me një numër të madh arkivolesh të ushtarëve rusë që humbën jetën gjatë luftimeve në Ukrainë.

Aeroplani rus An-124, një ndër fluturaket më të mëdha në botë, kishte të ngarkuar në bord rreth 26 trupa të ushtarëve rusë, transmeton Telegrafi.

Kufomat e ushtarëve ishin të vendosur në disa arkivole prej druri dhe po dërgoheshin tek familjarët e tyre.

Një burrë i cili ishte i pranishëm aty tha se ai dhe shoku i tij duhej të mbushnin dy kamionë me trupat e ushtarëve të vdekur, pasi u sollën me aeroplan në Siberi.

Aeroplani gjigant rus kishte aterruar në Neryngri, një qytet i largët me 60 mijë banorë në rajonin më të ftohtë të banuar në botë, Yakutia.

Këto skena zakonisht fshihen larg syrit të publikut, dhe deri më tani autoritetet ruse nuk kanë dalë me statistika për numrin e plotë të të vrarëve në luftë.

Ukraina pretendon se deri më tani ka vrarë qindra mijëra ushtarë rusë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.