No menu items!

Ushtarët izraelitë sillen vrazhdë me ekipin e televizioni publik gjerman, i pyetën nëse janë hebrenj

Ushtarët izraelitë kanë ndalur një ekip të televizionit gjerman ARD derisa po ktheheshin nga Bregu Perëndimor, duke i kërcënuar me armë, raportojnë mediat gjermane.

Incidenti ka ndodhur të dielën pasdite, pasi që ekipi i televizionit publik Bayerische Rundfunk (BR), që punon nga Tel Avivi po kthehej nga terreni – ku kishin realizuar një reportazh mbi të zhvendosurit izraelitë që dyshohet se ushtruan dhunë mbi palestinezët.

Korrespondenti Jan-Christoph Kitzler ka thënë se ushtarët izraelitë i kishin ndalur në jug të qytetit Hebron, dhe i kishin mbajtur për një orë.

Gjatë asaj kohe, ushtarët kanë patur sjellje agresive sipas Kitzler, duke i kërcënuar me armë, transmeton Telegrafi.

Ushtarët na kërcënonin me armë dhe na pyesnin nëse jemi hebrenj. Një nga koleget tona e quajtën tradhtare”, tha Kitzler.

E situata u qetësua pas më shumë se një ore, kur në vendin e ngjarjes arritën ushtarët dhe policët e tjerë izraelitë.

Bayerische Rundfunk konsideron këtë incident si sulm ndaj lirisë së medias. Kitzler theksoi se ekipi i tij ishte identifikuar qartë si gazetarë të akredituar, dhe se gjendeshin larg zonë ku është e ndaluar qasja për gazetarë.

Ai gjithashtu dënoi ashpër sjelljet e ushtarëve izraelitë, duke i cilësuar si të papranueshme. E zëdhënësi i ushtrisë izraelite ka bërë të ditur se është duke u hetuar rasti. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.