No menu items!

Ushtari izraelit: Po pyesni pse nuk ka shkolla në Gazë, i kemi bombarduar

Sipas pamjeve të shpërndara në rrjetet sociale, shihet ushtari izraelit që tallet me palestinezëve pranë rrënojave të Universitetit Al-Azhar në veri të Rripit të Gazës, që është bombarduar nga forcat izraelite.

Në videon e shpërndarë, shihet ushtari izraelit që tregon universitetin e bombarduar Al-Azhar, transmeton Telegrafi.

Për ata që pyesin pse nuk ka arsimim dhe shkolla në Gazë. Ups, na ka rënë një raketë. I kemi bombarduar. Është shumë keq. Kështu kurrë më nuk do të bëheni inxhinierë”, thotë ushtari izraelit.

Videoja e shpërndarë ka nxitur reagime të ashpra dhe zemërim. E ushtarët izraelitë prej fillimit të luftës kanë shkatërruar ndërtesat që i përkisnin civilëve palestinezë në qytetin Khan Yunis në jug të Rripit të Gazës.

Video të ngjashme të talljes më palestinezët nga ana e ushtrisë izraelite ishin publikuar në rrjetet sociale.

Në një video shiheshin ushtarët izraelitë duke i djegur ndihmat që ishin dedikuar për civilët palestinezë, në zonat e prekura nga lufta. /Telegrafi/

 

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.