No menu items!

Ushtrinë në kufi me Kosovën- çfarë i thanë Vuçiqit në telefon nga Shtëpia e Bardhë

Përveç kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, Shtëpia e Bardhë i ka telefonuar edhe presidentit të Serbisë, Aleksander Vucic, raporton Express.

Zëvendësi i Jake Sullivan, Jon Finer ka telefonuar Vuçiqin dhe i ka shprehur shqetësimin e SHBA-së për situatën e tensionuar në veri të Republikë së Kosovës. Finer ka bërë thirrje që të dy palët të marrin hapa për de-eskalimin e situatës.

Gjithathu njeriu i Joe Biden i ka kërkuar Qeverisë së Serbisë që të tërheq forcat ushtarake të stacionuara në afërsi të kufirit dhe të ul gjendjen e gatishmërisë, dhe gjithashtu t’iu bëjë thirrje protestuesve të qëndrojnë paqësorë në veri të Kosovës.

“Z. Finer përsëriti se Shtetet e Bashkuara presin që të dyja palët të riangazhohen në dialogun e lehtësuar nga BE dhe të zbatojnë plotësisht marrëveshjen e normalizimit të arritur në Bruksel dhe Ohër në fillim të këtij viti”, thuhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë./

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.