Uzbekistani mposhtet nga Kolumbia me rezultatin 1-3

Kombëtarja e Uzbekistanit e nisi me humbje aventurën e saj në Kupën e Botës 2026, pasi u mposht 3-1 nga Kolumbia në ndeshjen e Grupit K. Kolumbianët treguan më shumë përvojë dhe cilësi, duke siguruar tri pikë të rëndësishme në debutimin e tyre në turne,shkrusn raporto24

Daniel Muñoz zhbllokoi rezultatin në fund të pjesës së parë, ndërsa Abbosbek Fayzullaev barazoi për Uzbekistanin në minutën e 60-të, duke shënuar edhe golin e parë historik të vendit të tij në një Kupë Bote. Megjithatë, festa zgjati pak, pasi Luis Díaz riktheu menjëherë avantazhin e Kolumbisë.
Në minutat shtesë, Kolumbia vulosi fitoren me golin e tretë, duke mbyllur sfidën me rezultatin 3-1 dhe duke marrë kreun e grupit pas javës së parë./Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU