No menu items!

Vajzës së re nga Italia, mjekët i heqin tumorin prej 70 kilogramëve – peshonte më shumë se vet pacientja

Një vajze të re nga Italia, mjekët kanë arritur me sukses t’i largojnë nga abdomeni tumorin që peshonte 70 kilogramë, kanë bërë të ditur nga spitali Molinette në Torino.

Tumori u shfaq si pasojë e kancerit në vezore dhe i shkaktonte probleme në bark dhe kishte vështirësi me frymëmarrje – duke i bërë kështu presion mushkërive, transmeton Telegrafi.

“Nuk ka asnjë precedent në literaturën mjekësore për një tumor me një peshë të tillë, Ai peshonte më shumë se vetë pacientja”, thuhet ndër tjera në kumtesën e këtij spitali.

Kjo vajzë e re ishte pranuar në spital disa javë më parë, ku asokohe ishte në gjendje shumë të rëndë shëndetësore.

Ajo ishte intubuar menjëherë dhe ishte vendosur në ventilator. Kirurgët fillimisht kulluan 52 litra lëng dhe më pas hoqën tumorin i cili peshonte 25 kilogramë.

Pacientja shpesh e ka marrë veten dhe pas katër ditësh është transferuar nga reanimacioni në repartin e dietologjisë dhe të ushqyerjes.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.