No menu items!

Valon Syla sqarohet për zënkën me të dashurën, pasi kreu 48 orë paraburgim

Gazetari, Valon Syla ka reaguar për herë të parë pas dy ditëve të kaluara në ndalim policor, pas një përplasjeje me partneren e tij.

Përmes një postimi në facebook, Syla sqaroi se nuk ka pasur dhunë fizike, siç është aluduar në disa media, por një fjalosje dhe tension verbal që ka përfunduar me ndërhyrjen e policisë.

“Nuk kam rrahur asnjëherë njeri në jetën time. As në shkollë fillore, e as në të mesme. Edhe në këtë rast, nuk ka pasur goditje fizike – ishte një ngrehje krahu në një moment të tensionuar, jo dhunë, jo boksa e shkelma,” – shkruan Syla.

Ai tregon se pas lirimit në orët e mëngjesit nga ndalimi i parë, është rikthyer sërish në polici vetëm pas disa orësh, ku më pas është vendosur masa e ndalimit për 48 orë me vendim të prokurorisë. Sipas tij, kjo masë është marrë pa ndonjë fakt të ri dhe nën presion politik.

Për këtë nuk e kërkonte e as nuk e kishte paramenduar e dashura ime…  e as nuk pajtohej me një masë të tillë por kjo më shumë dukej presion mbi drejtësinë e cila shihet edhe në statuset e Ministres së Drejtësisë Albulena Haxhiu e cila shkruan se  pse njerëzit që dalin në TV të kalojnë më lehtë.

Një fjalosje dhe nervoza pasuese e momentit u klasifikua si dhunë psikologjike… e më e rëndësishmja u gjykova nga Ministrja e Drejtësisë, eksponentët e VV’s dhe turma, ende pa filluar gjykimi ligjor e ende pa pasur as aktakuzë…”, ka shkruar Syla.

Syla ka kërkuar falje publike për shqetësimin e krijuar, si për partneren e tij ashtu edhe për familjet përkatëse dhe opinionin publik.

Ai thekson se beson në drejtësi dhe pret që kjo çështje të trajtohet me profesionalizëm dhe pa ndikim politik apo mediatik.

Në fund të reagimit, gazetari ka paralajmëruar se do të dalë publikisht për të sqaruar gjithçka në media ditëve në vijim

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.