Kohëve të fundit perfshire diten e sotme, janë publikuar në media pretendime të organizatave joqeveritare lidhur me procedurën e vazhdimit të lejeve mjedisore për hidrocentralet e Deçanit dhe Belajës. Këto pretendime nuk pasqyrojnë gjendjen faktike dhe paraqesin një përshkrim të pjesshëm dhe të pasaktë të procedurës së lejeve mjedisore. Të njëjtat pretendime kanë qenë tashmë objekt shqyrtimi nga gjykatat kompetente në Republikën e Kosovës, të cilat kanë refuzuar në thelb këto pretendime dhe kanë konfirmuar ligjshmërinë e procedurës së ndjekur.
Artikulli i Plot👇


