No menu items!

Vazhdojnë aktivitetet për ngritjen e sigurisë në trafik

Policia e Rajonit të Prishtinës, përkatësisht njësiti rajonal i trafikut rrugor me motoçikleta, ka intensifikuar aktivitetet në rrugët nacionale dhe rajonale të këtij rajoni.

Ky angazhim ka për qëllim identifikimin dhe ndëshkimin e kundërvajtjeve në komunikacion, si dhe parandalimin e aksidenteve, veçanërisht në zonat e cilësuara më herët si me rrezikshmëri të lartë.

Gjatë tri ditëve të para të operimit, janë shqiptuar mbi 45 fletëparaqitje për kundërvajtje të ndryshme, janë konfiskuar 13 skuterë të paregjistruar, ndërsa janë dhënë edhe gjoba për shkelje të tjera si përdorimi i telefonit gjatë ngasjes dhe mosrespektimi i semaforëve.

Policia e Kosovës rithekson përkushtimin e saj për rritjen e sigurisë rrugore dhe përforcimin e prezencës në terren, sidomos gjatë sezonit veror kur qarkullimi në rrugë është më i dendur.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.