No menu items!

Vazhdon “pranvera e hershme”, ky është parashikimi i motit për javën që vjen

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës së ardhshme do të mbajë mot kryesisht me diell dhe vranësira.

Sipas njoftimit, të hënën dhe të martën do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara, kryesisht rreth relievit malor.

Të martën në mesditë temperaturat minimale do të jenë më të ulëta për 4-6 gradë se dita e hënë, ndërkaq në mëngjes parashihen ngrica të dobëta.

Të mërkurën dhe të enjten do të ketë mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Mëngjeset sikur edhe ditët tjera do të jenë me ngrica të dobëta, ndërsa gjatë ditës grafiku i temperaturave do të rritet.

Ndërkaq edhe dita e premte mbetet me kushte pothuajse të ngjashme meteorologjike, përpos që minimalet do të rriten për 3 gradë, ndërsa maksimalet mbeten të ngjashme.

Gjatë gjithë javës do të fryjë erë nga juglindja dhe jugperëndimi.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.