No menu items!

Vdekja e 27 vjeçarit pasi u prangos nga Policia, mjekja: Është rast i dyshimtë, na thanë që ta lëvizim nga vendi i ngjarjes

Një 27-vjeçar ka humbur jetën në orët e para të së hënës në qytetin e Lipjanit, ndërsa pesë zyrtarë policorë janë dërguar në mbajtje për 48 orë, për shkak të përfshirjes së tyre në rastin e vdekjes së të ndjerit, Agon Zejnullahu.

Ngjarja tragjike ka ndodhur rreth orës 00:15 në rrugën “Haradin Bajrami”, ku, sipas njoftimit të Policisë, viktima ishte në gjendje të dehur dhe dyshohej se po sulmonte kalimtarë dhe automjete.

Njësitë policore kishin ndërhyrë menjëherë për të vënë situatën nën kontroll dhe më pas në vendngjarje ishte thirrur edhe ekipi emergjent mjekësor.

Njëra nga mjeket e emergjencës, që intervenoi në vendin e ngjarjes, ka rrëfyer për mediat detaje tronditëse.

“Mbrëmë e kemi pasë një thirrje nga stacioni policor, ora ka qenë 12 pas mesnate. Na thanë se janë disa persona të dehur. Kur arritëm, e pamë që njëri prej tyre ishte pa shenja jete, i shtrirë afër një polici. Ishte ende i prangosur. Kërkuam që t’i hiqen prangat sepse ishte pa ndjenja, por ndihma e parë nuk pati sukses. Njoftuam policinë që duhet të lajmërohet forenzika,” tha ajo.

Sipas saj, stafi mjekësor nuk ishte njoftuar se bëhej fjalë për një person në gjendje të rëndë apo pa shenja jete.

“Ka qenë pa shenja jete. I kam tregu policit, i kam thanë që nuk kemi drejtë me e largu prej vendit të ngjarjes. Po ka bo kërkesë me e dërgu te ju, shkaku që ka pasë shumë njerëz. E kemi pru këtu, por pacienti veçse ka qenë i vdekun. Rasti është pak i dyshimt,” shtoi ajo për Demos.

Hetimet për rastin janë duke vazhduar, ndërsa autoritetet përkatëse pritet të zbardhin rrethanat e plota të vdekjes së Agon Zejnullahut.

Sipas saj, stafi mjekësor nuk ishte njoftuar se bëhej fjalë për një person në gjendje të rëndë apo pa shenja jete.

“Ka qenë pa shenja jete. I kam tregu policit, i kam thanë që nuk kemi drejtë me e largu prej vendit të ngjarjes. Po ka bo kërkesë me e dërgu te ju, shkaku që ka pasë shumë njerëz. E kemi pru këtu, por pacienti veçse ka qenë i vdekun. Rasti është pak i dyshimt,” shtoi ajo për

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.