No menu items!

Vdekja e mistershme e 23-vjeçares ukrainase në autostradën “Arber Xhaferi”, nëna e saj ka një kërkesë për shtetin e Kosovës

Mbrëmjen e 21 shkurtit Policia e Kosovës, gjatë patrullimit në autostradën “Arber Xhaferi”, kishte vërejtur një person të shtrirë në rrugë (shiritin emergjent), më pas ishte njoftuar emergjenca – pas verifikimit mjeku kujdestar kishte konfirmuar se personi femër, shtetase e huaj është pa shenja jete.

Në vendin e ngjarjes ishe thirrur edhe njësiti relevant për trajtimin e rastit, përfshirë edhe prokurorin kompetent, i cili ka urdhëruar që trupi i pajetë të dërgohet në për obduksion në Institutin Mjeko –Ligjor në Prishtinë.

Viktima, ishte identifikuar si shtetase ukrainase 23-vjeçare, me emrin Olena Kozij, vdekja e së cilës ende nuk ka marrë epilog.

3Sipas nënës së viktimës, Olena posedonte dy telefona; megjithatë, vetëm një është gjetur në vendin e ngjarjes nga njësitet policore.

“Telefoni me të cilin kam komunikuar me të është zhdukur në mënyrë misterioze. Kjo ngre dyshime se provat jetike që kanë të bëjnë me kontaktet e saj të fundit mund të jenë fshehur qëllimisht”, shprehet më tutje.

Natasha thekson se më 20 dhe 21 shkurt, Olena ishte në shoqërinë e një personi, identiteti i të cilit thotë se mbetet i panjohur për të.

Ndërkaq, herën e fundit që kishte folur, pak orë para se të gjendej e vdekur, Natasha thotë se e bija e saj ishte në humor të mirë, e qeshur.

Madje shton se i kishte thënë se posa të arrijë në vendbanimin ku jetonte, do të t’i telefononte.

“Herën e fundit që fola me Olenën më 21 shkurt në orën 18:15, ajo ishte në humor të mirë dhe më siguroi për mirëqenien e saj. Ne u dakorduam që ajo të më kontaktonte kur të kthehej në shtëpi. Megjithatë, duket se ky individ e ka braktisur atë në vendin e krimit dhe është arratisur me telefonin e saj, me sa duket për të fshehur provat inkriminuese të lidhjes së tyre”, thuhet në letrën e Natashës.

Pas gjithë këtyre informacioneve, nëna e viktimë pretendon se prokuroria po e neglizhon rastin, dhe nuk po merr parasysh asgjë nga kërkesa e saj.

Me gjithë apelimet e mia të vazhdueshme, prokuroria ka dështuar të marrë masa vendimtare. Unë dua që të gjendet autori dhe të sillet para drejtësisë”, thuhet në letrën e nënës së viktimës./Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.