No menu items!

Vdekja e qytetarit në Lipjan, Sveçla: Hetimet po zhvillohen me intensitet maksimal, askush s’është mbi ligjin

Pas vdekjes së dyshimtë të një 27-vjeçari në Lipjan, për të cilin janë arrestuar pesë zyrtarë policorë nën dyshimet për “vrasje nga pakujdesia”, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme në detyrë, Xhelal Sveçla, duke theksuar se është thellësisht i prekur nga kjo ngjarje dhe se kërkon hetim të plotë dhe të paanshëm për zbardhjen e rrethanave.

Jam thellësisht i prekur nga lajmi për vdekjen e qytetarit tonë para mëngjesit të djeshëm në Lipjan. Si ministër i Punëve të Brendshme, sapo jam informuar për ngjarjen, kam kërkuar angazhim urgjent dhe profesional nga Inspektorati Policor i Kosovës si dhe bashkëpunim të plotë të Policisë së Kosovës gjatë këtij hetimi”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka bërë të ditur se hetimet tashmë janë duke u zhvilluar me intensitet të lartë dhe në koordinim të plotë me të gjitha institucionet përkatëse.

“Bashkëpunimi mes Policisë së Kosovës, Inspektoratit Policor, Institutit të Mjekësisë Ligjore dhe Prokurorisë është kyç për zbardhjen e plotë të rrethanave të kësaj ngjarjeje të rëndë”, tha ai.

Në emër të tij dhe të institucionit që drejton, ai u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjarëve të të ndjerit, duke kërkuar që e vërteta të dalë në dritë sa më parë.

“Askush nuk është mbi ligjin, dhe kushdo që rezulton fajtor do të përballet me drejtësinë dhe do të marrë dënimin e merituar,” ka deklaruar Sveçla.

Ndërkohë, Prokuroria Themelore në Prishtinë ka konfirmuar se pesë policë janë arrestuar dhe ndodhen në ndalim për 48 orë, ndërsa hetimet janë në zhvillim. Autopsia e viktimës ende nuk është dorëzuar familje

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.