No menu items!

Vdekje e dyshimtë në Fushë Kosovë, gjendet pa shenja jete një grua në banesë – policia nis hetimet

Një vdekje e dyshimtë raportohet se ka ndodhur pasditen e kësaj të shtunë në Bresje të Fushë Kosovës.

Rreth orës 17:00 policia është njoftuar se një grua është gjetur pa shenja jete në një banesë.

“Rreth orës 17:00,nga një ekip mjekësor, kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në një banesë në Bresje të Fushë Kosovës”, ka thënë për Telegrafin Florie Ahmeti – zëdhënëse e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ajo ka bërë të ditur se viktimë në këtë rast është një grua e moshës 75 vjeçare.

“Aktualisht policia ka nisur hetimin e rastit si vdekje e dyshimtë dhe po ndërmerr të gjitha veprimet e duhura hetimore dhe ato forenzike – të ekzaminimit, që do të ndihmonin hetimin e ngjarjes si dhe sqarimin dhe ndriçimin e plotë të rastit”, ka deklaruar Ahmeti. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.