No menu items!

Vdes nëna e Medës, lajmin e ndan Lulja me foto prekëse

Një lajm i dhimbshëm ka tronditur sot familjen Përgjegjaj. Nëna e këngëtarit të njohur të muzikës popullore Meda, zonja Remzije (Maliqi) Përgjegjaj, është ndarë nga jeta më 14 maj 2025, në moshën 69-vjeçare.

Lajmin e ka dhënë fillimisht bashkëshortja e këngëtarit, Luljeta Përgjegjaj, përmes një fotografie tepër prekëse të publikuar në rrjete sociale. Ajo shihet e shtrirë pranë vjehrrës së ndjerë, duke i mbajtur dorën me lot në sy, ndërsa shkruan:
“Shpirti yt në lule të xhenetit vjehrra jem”, duke shoqëruar postimin me emoji lutjeje dhe pikëllimi.


Pas saj, ka reaguar edhe vetë këngëtari Meda, me një mesazh emocional dhe prekës drejtuar nënës së tij.

“Bëna hallall Nana ime e dashur, sa shumë të kam dashtë… do të dua e do të kujtojmë përjetësisht,” – shkruan ai ndër të tjera.

Meda shpreh dhimbjen dhe mirënjohjen e pafundme për nënën, duke shtuar:

“Allahu na bashkoftë në Xhenet, inshAllah” dhe njofton se njoftimet për varrimin do të jepen në vijim.

Në vitin 2015, Meda i kishte kushtuar një projekt muzikor të veçantë nënës së tij, si një formë nderimi për dashurinë dhe përkushtimin që ajo kishte treguar gjatë gjithë jetës.

Ngushëllime të sinqerta për Medën, familjen Përgjegjaj dhe të gjithë ata që ndanë jetën me këtë grua të dashur. /Prive

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.