Një aksident trafiku i ndodhur mëngjesin e 6 qershorit 2025 në fshatin Lushtë të Mitrovicës së Jugut ka rezultuar fatal për një shtetas mashkull kosovar, i cili ndërroi jetë më 20 qershor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), si pasojë e plagëve të rënda të marra në aksident.
Përveç viktimës, në aksident kishin pësuar lëndime trupore edhe dy femra kosovare, të cilat janë duke u trajtuar për plagët e tyre.
Me vendim të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për procedurat e nevojshme.
“Fsh. Lushtë, Mitrovicë Jugu 06.06.2025 – 05:04. Më 20.06.2025 në QKUK ka ndërruar jetë viktima mashkull kosovar i cili kishte qenë duke u trajtuar si pasojë e plagëve të pësuara në një aksident trafiku që kishte ndodhur më datë 06.06.2025. Përveç viktimës në aksident kishin pësuar lëndime trupore edhe dy femra kosovare. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML”, thuhet në raportin 24-orësh të policisë./Raporto24/