Papa Françesku, udhëheqësi i parë i Kishës Katolike Romake nga Amerika Latine, ka vdekur sot në orën 7:35.
Kështu ka bërë të ditur Vatikan
Ai ishte 88 vjeç dhe së fundmi i kishte mbijetuar një periudhe të rëndë të pneumonisë së dyfishtë.
“Të dashur vëllezër dhe motra, me pikëllim të thellë duhet të njoftoj vdekjen e Atit tonë të Shenjtë Françesku”, njoftoi kardinali Kevin Farrell në kanalin televiziv të Vatikanit.
Në vitet e fundit, papati i tij u shënua nga disa vizita në spital dhe shqetësime për shëndetin e tij.
Më 14 shkurt, Papa u shtrua në spital për trajtim të bronkitit.
Në ditët që pasuan, Vatikani njoftoi se ai ishte diagnostikuar me pneumoni bilaterale dhe se kishte marrë transfuzione gjaku pasi analizat treguan nivele të ulëta të trombociteve në gjak, që lidhen me aneminë.
Më 22 shkurt, u bë e ditur se Papa ishte në gjendje kritike pas një “krize të zgjatur respiratore” që kërkonte furnizim me oksigjen me rrjedhje të lartë, dhe të nesërmen Vatikani tha se Françesku kishte shfaqur një “dështim të lehtë fillestar” të veshkave.
Në ditët që pasuan, mijëra besimtarë u mblodhën në Sheshin e Shën Pjetrit për të lutur për shërimin e tij, ndërsa të tjerë shkuan në spitalin e Romës ku ai po qëndronte për të lënë lule dhe kartolina.
Ai qëndroi në spital për pjesën tjetër të muajit, me mjekët që thanë se gjendja e tij mbeti “komplekse”.
Më 6 mars, zëri i tij u dëgjua për herë të parë që nga shtrimi në spital, në një mesazh audio ku ai falënderoi ata që i uruan shërim, përpara se të shtonte: “Jam me ju nga këtu.”
Të dielën, ai përshëndeti turmën gjatë Meshës së Pashkëve.
Qëndrimi i tij 38-ditor në spital përfundoi më 23 mars kur bëri paraqitjen e parë publike pas pesë javësh në një ballkon të spitalit Gemelli, ku buzëqeshi dhe dha një shenjë “mirë” me gishtin e madh për turmën e mbledhur jashtë.
Ai u kthye në Vatikan, duke ndaluar papritur në bazilikën e tij të preferuar gjatë rrugës për në shtëpi, përpara se të niste dy muaj pushim dhe rikuperim të përshkruar nga mjekët.
Mjekët thanë se Françesku do të kishte në dispozicion oksigjen shtesë dhe kujdes mjekësor 24-orësh sipas nevojës – duke shtuar se ndërsa infeksioni i pneumonisë ishte trajtuar me sukses, ai do të vazhdonte të merrte medikamente orale për një infeksion kërpudhor në mushkëri dhe do të vazhdonte terapinë respiratore dhe fizikale.
Në 13 mars të 2013, në moshën 76 vjeç, Jorge Bergoglio u emërua Papa i 266-të i Kishës Katolike Romake, duke u bërë i pari qytetar amerikan, i pari jo-europian dhe i pari prift jezuit që merr titullin Papë. Ai zgjodhi emrin Francis.
Nga viti 1998 dhe deri në zgjedhjen e tij si papë, ai shërbeu si Arqipeshkv i Buenos Airesit dhe u bë kardinal në vitin 2001 nga Papa Gjon Pali II. Përveç gjuhës amtare, spanjishtes, Papa Françesku fliste rrjedhshëm italisht dhe gjermanisht.
Më 21 shtator 2014 realizoi vizitën e parë në Evropë në Tiranë, kryeqytetin e Shqipërisë, ku mbajti edhe një meshë solemne në Sheshin Nënë Tereza, një fjalim dhe takim në Presidencë dhe shëtitje shenjtëruese në bulevardin e kryeqytetit mes mijëra pjesëmarrësve dhe besimtarëve.