No menu items!

Vdiq tragjikisht nga frika pas sulmit nga qentë, flet djali i viktimës: I thashë, oj nanë çka u ba me ty

Sulmi prej qenve endacakë i shkaktoi sulm në zemër një 75-vjeçareje në Obranqë të Podujevës.

E ndjera, nga frika, pësoi sulm në zemër të cilit fatkeqësisht nuk i bëri ballë.

Djali i viktimës, Fejza Segashi, thotë për IndeksOnline se është i tronditur nga kjo tragjedi, duke shpjeguar në detaje se si ndodhi i gjithë rasti.

Në një fushë të fshatit, e ëma ishte duke shkuar për vizitë tek i biri, ajo u sulmua nga disa qenë, të cilët nuk e kafshuan dot, por që i shkaktuan frikë të madhe te viktima.

“Prej këtij vendi ka dalë kojshiu këtu, i ka ndihmu së pari, ia ka trembë qentë. Por nanën e kanë lëshu këmbët prej frikës. Neve na ka thirrë ky kojshiu e na ka bë me dije. Nipi ka vrapu e ka ardhë… kur kam mbërri, nana me tha “djali jem, qentë ma kanë ba”. E kam marrë nanën hopa me nipin, e e kemi çu në Emergjencë”, deklaroi Segashi.

Ai shtoi se nëna e tij nuk ka pasur probleme shëndetësore më herët, duke thënë se ka shumë qen endacakë në atë zonë.

“Nuk e din njeri. Del në oborr tëndin e nuk je i lirë, se ka shumë qen. I thash “Oj nanë çka u bë me ty?” “Qentë ma banën, me kanë tutë shumë” më tha. Falë Zotit ky kojshiu e ka pa, se ndoshta ka mujtë edhe me çky krejt, me e bë llom”, shtoi ai.

Ndiqni më poshtë intervistën e plotë të tij

https://www.facebook.com/share/v/1DCFdoKaCV/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.