No menu items!

Veç numër apo përpjekje reale për konstituimin e Kuvendit, sot seanca e 30-të me radhë

Deputetët e Kosovës për të 30-në herë do të mblidhen sot për konstituimin e Kuvendit.

Partitë politike janë ‘betonizuar’ në qëndrimet e tyre, gjersa procesi ka mbetur në zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje nuk po heq dorë nga emri i Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit, ndërsa partitë tjera, PDK, LDK e AAK kanë ritheksuar se nuk do të votojnë Haxhiun për kryeparlamentare.

Kryesuesi i Kuvendit, Avni Dehari që disa herë radhazi po e vë në votim një Komision që do të mundësonte votim të fshehtë, por në mungesë kuorumi nuk po kalon.

Çështjen e Komisionit, AAK e ka dërguar në Kushtetuese.

E lidhur me ngërçin politik në vend, nga Presidenca e Kosovës kanë bërë të ditur për Telegrafin se ekipi ligjor i presidentes ka përgatitur një draft që do të mund të dërgohej në Kushtetuese.

Sa i përket Gjykatës Kushtetuese, ekipi ligjor Presidentes ka përgatitur një draft të lëndës që do të mund të adresohej në Kushtetuese, mirëpo jemi në pritje të aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese rreth pranueshmërisë së kërkesës së dërguar nga AAK-ja, sepse kjo pastaj mund t’i sqarojë edhe çështjet e pranueshmërisë së një çështjeje që do të referohej nga Presidentja. Pra nuk është fjala për meritat e çështjes, por vetëm për anën procedurale, pra pranueshmërinë”, ka thënë Bekim Kupina, këshilltar për media i presidentes Osmani.

Kujtojmë se lidhur me situatën e krijuar presidentja Vjosa Osmani javë më parë kishte takuar liderët e partive politike në vend, për të diskutuar rreth mundësive për të gjetur një zgjidhje.

Por, as ky takim nuk është që solli ndonjë rezultat. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.