Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi gjatë një interviste për “Esports IB3” ka shprehur pakënaqësitë me drejtuesit e klubit ku luan, Mallorcas.
Muriqi thotë se ka paraqitur kërkesën e tij për të nënshkruar një kontratë të re, por që nuk e mori përgjigjen,
Ai e cilëson si të turpshme këtë vendim të kryesisë dhe thotë se ndryshe nuk mund të bëhet legjendë e klubit.
“Unë propozova një zgjatje të kontratës me Mallorca gjashtë muaj më parë dhe nuk mora përgjigje. Është turp. Unë dua të jem një legjendë e klubit, por për këtë më duhet një kontratë afatgjate”, u shpreh Muriqi
Vedat Muriqi ka kontratë me ekipin spanjoll deri në vitin 2027, por ai dëshiron një më afatgjate. Ndërkohë ka shumë skuadra që kanë shprehur interesimin për të.
Kujtojmë që Vedat Muriqi nuk do të luajë këtë vikend me Mallorcan, shkaku i një lëndimi./Indeksonline/
⚡️⚔️🚨 Sense sintonia ara mateix
🏴☠️El 'Pirata' @MuriqiVedat espera una contesta a l'oferta de renovació que va fer al @RCD_Mallorca
🎙️ "Fa 6⃣ mesos que esper una resposta. I això és lleig"
🎙️ "Vull ser una llegenda del Mallorca. Però per això fa falta un contracte de llarga… pic.twitter.com/QjTYEBiMzq— Esports IB3 (@EsportsIB3) March 28, 2025