No menu items!

Veliu kujton Rugovën: I përjetshëm kujtimi për Ty President Rugova!

Ish- kryetari i Podujevës, Agim Veliu, ka kujtuar Presidentin Ibrahim Rugova, për 17 vjetorin e vdekjes së tij.

‘’Në 17 vjetorin e shkuarjes në amshim, kujtojmë themeluesin e Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe atin themeltar të shtetit të Kosovës, Presidentin historik Ibrahim Rugova’’, ka shkruar Veliu.

Më tutje ai ka cilësuar Rugovën si burrështetasi të pa kontestuar që gati për dy dekada, i cili personifikoi Kosovën në botën demokratike.

Veliu tha se Presidenti, interesin e popullit dhe shtetit gjithmonë i kishte në plan të parë, prandaj i la vendit trashëgimi aleancat me miqtë ndërkombëtarë.

‘’ Shtëpia nuk mbahet pa miq, thoshte Rugova. I përjetshëm kujtimi për Ty President Rugova’’, ka shkruar deputeti nga radhët e LDK-së në Facebook. /Raporto24/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.