Shpat Ukella, vëllai i Gjylejta Ukellës e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Edmond Lajçi – ka reaguar duke thënë se janë të lehtësuar si familje me vendimin e Gjykatës së Apelit.
Përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, Ukella shkroi se Gjykata e Apelit e tha vendimin final që “s’ka si të jetë ndryshe, veç burgim i përjetshëm për ata që vrasin gruan”.
Për ne si familje ky vendim na ka lehtësuar sadopak dhimbjen që ndiejmë për motrën tonë dhe falënderojmë organet për vendimin e marrë”, shkroi Shpat Ukella.
Gjykata e Apelit e ka vërtetuar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Pejë – Departamenti për Krime të Rënda, në rastin e Edmond Lajçit, i dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e bashkëshortes së tij, Gjyljeta Ukella. Me këtë rast, Apeli e ka refuzuar si të pabazuar ankesën e mbrojtësit së të akuzuarit E.L.