No menu items!

Vëllai i heroit Agim Ramadani në mbështetje të kandidates së PDK-së për deputete, Arbiana Xhemajli

Kandidatja për deputete nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Arbiana Xhemajli, ka shprehur mirënjohjen e saj për mbështetjen që i ka dhënë Demush Ramadani, vëllai i heroit të kombit, Agim Ramadani.

Në një postim në rrjetet sociale, Arbiana Xhemajli e ka falënderuar Demush Ramadanin për përkrahjen e tij të çmuar dhe për rolin e tij të rëndësishëm në mbajtjen gjallë të vlerave kombëtare.

“Po ashtu, një falënderim i veçantë shkon për Demush Ramadanin, vëllanë e dëshmorit të kombit, Agim Ramadani, për mbajtjen gjallë të frymës së sakrificës dhe patriotizmit që frymëzon brezat e ardhshëm,” ka shkruar Xhemajli në postimin e saj.

Kjo mbështetje nga një familje që ka dhënë shumë për lirinë e Kosovës është një dëshmi e lidhjes së fortë që PDK ka me historinë dhe vlerat kombëtare të popullit tonë. Arbiana Xhemajli është angazhuar që këto vlera të jenë një pikë kyçe e platformës së saj politike, duke frymëzuar të rinjtë dhe gjithë qytetarët për të punuar për një të ardhme më të mirë për vendin.

https://www.facebook.com/share/154gU5Wb19/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.