No menu items!

Vendos Gjykata: Një muaj paraburgim për Roland Susurin për vrasjen te lokali “Kobra City”

Gjykata Themelore në Prizren ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit për caktimin e masës së paraburgimit, në çështjen penale kundër të pandehurit Roland Susurit për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprat penale pjesëmarrje në rrahje dhe manipulimi me prova lidhur me vrasjen e Visart Cengut, në lokalin “Kobra City”, raporton Gazeta Sinjali.

Seanca ishte mbajtur mesditën e së shtunës.

Gjyqtari i procedurës paraprake ka marr aktvendim dhe ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, të pandehurit Roland Susurit t’i caktohet masa e paraburgimit në kohëzgjatje edhe për 1 muaj, tregojnë burimet nga Gjykata Themelore e Prizrenit.

Prokurorja e Prokurorisë Themelore në Prizren Nazan Shero, ka thënë të shtunën për Gazetën Sinjali se ka fillur hetimi ndaj të dyshuarit dhe zgjerimi i hetimeve, i cili dyshohet për kryerjen e dy veprave penale pjesëmarrje në rrahje dhe manipulimi me prova.

“Prokuroria brenda afatit ligjor ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit”, tha prokurorja Shero, duke mos dhënë informacione tjera.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.