No menu items!

Vesa gati për ndeshjen me fanellën e Mirlind Dakut

Ish banorja e Big Brother VIP Kosova, Vesa Vllasaliu, ka tërhequr vëmendje të madhe në rrjetet sociale pak para ndeshjes së shumëpritur Shqipëri–Serbi, e cila zhvillohet sonte në stadiumin “Air Albania”.

Vesa është shfaqur e veshur me fanellën kuqezi me numrin 19, që i përket futbollistit të njohur Mirlind Daku në kombëtare.

Fotoja e publikuar në rrjetet sociale, ku Vesa pozon e buzëqeshur me fanellën e tij, ka ngjallur reagime të shumta nga ndjekësit. Detaji që bie në sy dhe që ka ndezur rrjetin, është pikërisht zgjedhja e fanellës – një sinjal i qartë që konfirmon thashethemet që qarkullojnë prej muajsh – se mes Vesës dhe futbollistit ka më shumë sesa miqësi.

Tashmë duket se dyshja nuk po fshihen më, dhe kjo paraqitje publike e Vesës me fanellën e Mirlindit si duket është një konfirmim i heshtur i një romance që ka nisur të flitet prej kohësh


A do ta pranojnë publikisht së shpejti? Mbetet për t’u parë… /Prive By Liberta Spahiu

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.