Një prej të dyshuarve kryesorë në njërën nga dosjet më të mëdha për trafikim të drogës në Kosovë, ka rënë në prangat e Policisë. Pas disa muajsh në arrati, ai është vetëdorëzuar në kufi.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se Klodian Qokli, një nga të përfshirët në rastin e koduar “VERA 2024”, është vetëdorëzuar dje në pikën kufitare në Vërmicë, ku është arrestuar në bazë të një urdhër-arresti aktiv, që ishte lëshuar nga Gjykata Themelore në Pejë.
Ky rast lidhet me operacionin e realizuar nga Policia e Kosovës në shtator të vitit të kaluar në fshatin Sferkë të Klinës, ku ishte zbuluar një plantacion i madh narkotikësh dhe ishin konfiskuar mbi 1 ton kanabis, me vlerë mbi 5 milionë euro.
Sipas informatave që ka siguruar Sinjali, Qokli dyshohet se ka vepruar në bashkëkryerje me persona të tjerë, që tashmë janë të identifikuar nga autoritetet: Aleks Nimet Gërbi, Erion Etemaj, Eldi Mykaj, Engjellush Ibrahimi, Albano Saliu, Mirjon Qokli dhe Shkelqim Xhija – të gjithë të përfshirë në këtë aktivitet kriminal.
Kapet në Vërmicë i dyshuari për më shumë se 1 ton drogë në vlerë të 5 milionë eurove