Një aksident i rëndë ka ndodhur rreth orës 21:00 në rrugën “C” në Prishtinë, ku një veturë ka goditur një këmbësor.
Rastin për IndeksOnline e ka konfirmuar zëdhëndës polici për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ku bëri të ditur se si pasojë i aksidentit ka mbetur i lënduar këmbësori.
Ahmeti njoftoi se i lënduari është dërguar për tretman mjeksor
“Sot rreth orës 21:00 në rrugën ‘C’ në Prishtinë, ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një automjeti dhe një këmbësori.
Si pasojë e aksidentit është lënduar këmbësori, i cili menjëherë është dërguar për tretman mjekësor”, ka thënë Ahmeti.
Ndërsa me rastin po merret njësiti i trafikut./Raporto24/