Sot rreth orës 17:00, në rrugën “Skënderbeu” në Podujevë, një veturë është parë duke lëvizur në drejtim të kundërt mbi trotuar, duke shkelur rregullat e trafikut dhe duke penguar qarkullimin e automjeteve dhe këmbësorëve.
Pamjet e siguruara nga qytetarët tregojnë momentin kur vetura kalon në mënyrë të parregullt mbi trotuar, në përpjekje për të anashkaluar trafikun. Ky veprim ka shkaktuar shqetësim te qytetarët dhe ka rrezikuar sigurinë në rrugë./Raporto24/