Një ndërtesë banimi në lagjen “Emshir” në Prishtinë është kapluar nga zjarri të enjten.
Disa persona po marrin trajtim mjekësor për shkak të problemeve shëndetësore që janë shkaktuar nga tymi, njoftoi Policia e Kosovës.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti, ka thënë se është duke u bërë evakuimi i banorëve të ndërtesës. Ajo ka thënë se zjarrfikësit dhe ekipet policore po merren me rastin.
“Sot rreth orës 18:40, kemi pranuar informatën për një incident zjarri në një ndërtesë në lagjen ‘Emshir’ në Prishtinë. Menjëherë në vendin e ngjarjes kanë dalë policia dhe zjarrfikësit të cilët po merren me rastin. Derisa po vazhdon evakuimi banorëve të ndërtesës, bazuar në të dhënat e deritanishme disa persona janë duke u trajtuar nga ekipet mjekësore, kryesisht probleme që janë shkaktuar nga tymi”, thuhet në njoftimin policor.
Zjarrfikësit i kanë nxjerr disa prej tyre banorëve nëpërmjet dritareve.
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka deklaruar se gjendja është nën kontroll dhe zjarri është shuar.
Ai ka thënë se ’ka pasur nevojë për evakuim të banorëve.