Prej disa javësh, mediat rozë dhe rrjetet sociale janë mbushur me spekulime për një romancë të re në shoubizin shqiptar, atë mes muzikantit Patris Berisha dhe ish-banores së Big Brother VIP Kosova 2, Santiana Maloku.
Dyshja është përfolur shpesh për afërsinë e tyre, ndërsa vëzhguesit e kujdesshëm të rrjeteve sociale kanë vënë re detaje që shtojnë dyshimet se mund të jenë më shumë se miq.
Në një intervistë të fundit për emisionin Prive, Berisha është përballur drejtpërdrejt me këtë çështje, por ka zgjedhur të mos japë një përgjigje të qartë.
Foto: Screenshot/YouTube
I pyetur për raportin e tij me Santianën, ai nuk konfirmoi as mohoi asgjë, duke e anashkaluar temën.
“Për këtë pjesë nuk do të flas tani. Në një moment tjetër”, është shprehur shkurtimisht.
Santiana, e njohur për natyrën e saj të drejtpërdrejtë dhe për ekspozimin në rrjete sociale, nuk ka komentuar publikisht mbi këto zëra.
Megjithatë, postimet e saj dhe disa ndërveprime të dyshuara në rrjete me Patrisin, i kanë mbajtur gjallë dyshimet për një lidhje të mundshme.