Një video e publikuar së fundmi në rrjete sociale, ku shfaqet Violeta Demhasaj nga Deçani duke kënduar këngën popullore “Çohu Rexho, çohu djalë”, ka tërhequr shumë vëmendje e reagime nga ndjekësit,shkruan Raporto24
Përveç zërit të bukur dhe interpretimit të këngës, ajo ka tërhequr vëmendjen edhe për ngjashmërinë e saj të madhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani. Kaq shumë është theksuar kjo ngjashmëri, sa shumë komentues kanë shkruar në video fraza si: “Bravo presidente!”, duke menduar gabimisht se bëhej fjalë për Vjosa Osmanin.
Në video shfaqet edhe motra e Violetës, me të cilën ajo këndon bashkë, duke krijuar një atmosferë tradicionale e të ngrohtë.shkruan Raporto24
Pavarësisht konfuzionit, bëhet e qartë se në video është Violeta Demhasaj, dhe jo presidentja. Videoja ka marrë dhjetëra komente dhe shpërndarje, duke u bërë virale në rrjete sociale./Raporto24