No menu items!

Vitija: Aborti i çikave ishte shkak i mbylljes së shumë klinikave dhe arrrestimit të mjekëve

Gazetari i cili mbulon sektorin e Shëndetësisë, Bujar Vitija, ka reaguar pas zbulimeve shokuese të emisionit “Udhëve” për abortimin selektiv, me titull “Vrasjet e vajzave në barkun e nënës”

Vitija ka thënë se abortet selektive kanë qenë arsyeja e e bastisjes dhe mbylljes së shërbimit të klinikave private të cilat merreshin me shërbimin e fekondimit të asistuar mjekësor nga Inspektorati dhe Policia në vitin 2019.

Seleksionimi i gjinise ne Kosove dyshohet se eshte be ne disa klinika private dhe kjo ka qene nje nga arsyet e bastisjes se famshme dhe mbylljes se sherbimit te IVF-se nga Inspektorati dhe Policia ne vitin 2019 kur edhe u arrestuan disa mjeke. Dyshimet ishin ngritur se per percaktim te gjinise pacientet kishin paguar deri ne dhjetra mijera euro. Dyshimet lidheshin me testin PGD i cili identifikon kromozomet ne embrion dhe qe ishte bere ne shume raste pa indikacione mjekesore. Testet e shumta ishin arsyetuar me deshtimet paraprake te shtatzenise. Sipas informatave ne ate kohe kishte edhe pergjime per kete çeshtje”, ka shkruar ai.

Tutje, ai ka treguar se si dyshohet se si ka ndodhur edhe abuzimi me donatorë.

“Ka edhe shume çeshtje tjera si shit/blerja e jashteligjshme e qelizave dhe transferet e tyre nen dyshimin me donatorin e njejte tek disa paciente, etj. qe fatkeqesisht asnjehere nuk u zbardhen nga organet e drejtesise”, ka shkruar ai.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.