Këngëtari i njohur kosovar, Roni u eleminua nga FermaVip2.
Pak më parë ai ka reaguar duke përshkruar gjithë këtë rrugëtim si një eksperiencë të papërshkrueshme, transmeton IndeksOnline.
“Pjesmarrja ime në “Ferma VIP 2” ishte një experiencë e papërshkrueshme me fjalë. Gjatë qëndrimit tim mësova dhe kalova shum gjëra te bukura dhe më pak të bukra, asnjëherë të këqija. Ishte një experiencë e veçantë të cilën se kisha përjetu asnjëherë më parë. Emocione te mira dhe të vështira her pas here. Prap kurr nuk u ndjeva i vetmuar dhe e pata vullnetin, pavarësisht ngarkesës së lojës psikike dhe fizike që zhvillohet aty brenda ne Fermë ja dola të qëndroj 6 javë.”, ka shkruar mes tjerash Roni.
Vlen të kujtojmë se ishte Big Basta ai i cili kishte mundësinë të zgjedh nëse do të shpëtonte Ronin për të mos cënuar buxhetin javor, gjë e cila i irritoi të gjithë banorët, madje reagimet e tyre për këtë eleminim po shprehen përditë.