No menu items!

Vlora Çitaku i del në mbrojtje Kimete Berishës: Veç me e frikësu nuk mundeni

Zyrtarja e lartë e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku i ka dalë në mbrojtje opinionistes Kimete Berisha e cila tha se është duke u kërcënuar nga mbështetësit e kryeministrit Albin Kurti.

Çitaku ka thënë se Berisha është trime dhe se askush nuk mund ta frikësojë atë.

“Kimete Berisha është trime. Veç me e frikësu nuk mundeni. Betejë e humbur është kjo”, shkroi Çitaku.

Kimete Berisha ka bërë të ditur përmes një shkrimi në Facebook se është duke marrë kërcënime. Ajo ka thënë se pikërsisht për këtë arsye ka vendosur që t’i bllokojë komentet në shkrimet e saj në rrjetin social Facebook.

“Një besimtar i Kryeministrit (me emër e mbiemër) ka shprehur gatishmërinë e tij që t’i q. krejt të gjallët e të vdekurit e m’i. Shamjet dhe kërcënimet me të gjallët, nuk më lënë përshtypje, anipse jam rritur në familjen kur kurrë (ama kurrë) nuk e kam dëgjuar asnjë shamje. Mua më ka lënë përshtypje shamja nekrofile, pra gatishmëria e besimtarit të Kryeministrit që të përdhunojë në varr ‘të vdekurit’ e m’I”, ka thënë ajo.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.