No menu items!

Vota e diasporës/ 191.912 zarfe me fletë votimi të mbërritura deri në orën 19:00. Kryeson Italia

Sipas të dhënave më të fundit nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ), deri në orën 19:00 të datës 11 maj 2025, kanë mbërritur 191.912 zarfe me fletëvotime nga diaspora shqiptare.
Nga gjithsej 245.935 zarfe të dërguara, janë tërhequr nga zgjedhësit 227.097 fletë votimi, ndërsa 18.326 zarfe nuk janë marrë nga qytetarët që ishin regjistruar në Platformën Elektronike të Votimit.
Sipas KQZ, 2502 zarfe janë te kutia e posaçme.

Italia mban vendin e parë për numrin më të lartë të fletëvotimeve të kthyera me 72.800 zarfe, pasuar nga Greqia me 52.942 dhe Gjermania me 20.318.

Në ndarjen sipas qarqeve, Tirana kryeson me 41.748 zarfe, ndjekur nga Fieri me 25.949 dhe Durrësi me 19.699.

Këto zgjedhje parlamentare shënojnë herën e parë që shqiptarët jashtë vendit votojnë, me procesin që ka nisur rreth një muaj më parë

Administrimi i votave të diasporës po zhvillohet në Pallatin e Sportit “Feti Borova”, pranë Parkut Olimpik në Tiranë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.