No menu items!

Vrasja e rreshterit Lika, arrestohen disa persona në Kaçanik

Herët në orët e para të mëngjesit të sotëm, Njësia Speciale e Policisë së Kosovës ka zhvilluar një aksion të befasishëm në qytetin e Kaçanikut, konkretisht në një barnatore, në kuadër të hetimeve për vrasjen e rreshterit të Policisë, Muhamed Lika.

Policia e Kosovës përmes zëdhënësit Baki Kelani ka konfirmuar për IndeksOnline se operacioni është i ndërlidhur me këtë rast të rëndë.

“Policia e Kosovës, me njësitë e saja relevante, pas hetimeve intensive, sot në orët e hershme të mëngjesit ka filluar një operacion policor, i cili ndërlidhet me rastin e vrasjes së rreshterit policor Muhamed Lika në Kaçanik. Pas përfundimit të operacionit policor, do të bëhen publike informacione shtesë”, ka deklaruar Kelani.

Ndërkohë, burime të IndeksOnline bëjnë të ditur se gjatë aksionit janë arrestuar disa persona, të cilët janë shoqëruar në stacionin policor për intervistim.

Pas marrjes në pyetje, prokurori i rastit do të vendos për ndalimin apo lirimin e tyre, varësisht nga rezultatet e intervistimeve dhe provat e mbledhura.

Vrasja e rreshterit Lika ka tronditur opinionin publik disa javë më parë, ndërsa hetimet kanë qenë intensive që nga ajo kohë. Prokuroria kishte bërë të ditur më herët se nga pamjet e kamerave të sigurisë, dy persona të rinj kishin shtënë me armë zjarri në drejtim të rreshterit, duke e lënë të vdekur.

Motivet e vrasjes mbeten ende të paqarta, ndërsa organet e rendit dhe drejtësisë janë duke punuar për zbardhjen e plotë të këtij krimi të rëndë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.