No menu items!

Vrasja e rreshterit Lika/ Shtatë të arrestuar në Kaçanik, në mesin e tyre edhe një 18-vjeçar si i dyshuar kryesor

Aksioni i Policisë së Kosovës në Kaçanik, i zhvilluar në orët e hershme të mëngjesit, është i ndërlidhur me rastin e vrasjes së rreshterit Muhamed Lika. Lajmi është konfirmuar nga zëdhënësi i Policisë, Baki Kelani, i cili ka bërë të ditur se bastisjet janë rezultat i hetimeve intensive të zhvilluara gjatë javëve të fundit.

Sipas burimeve të IndeksOnline, në këtë aksion janë arrestuar shtatë persona, ndërsa i dyshuari kryesor është një 18-vjeçar, i cili dyshohet se ka qenë vetëm 17 vjeç në momentin e kryerjes së krimit.

Të gjithë të arrestuarit janë dërguar në stacionin policor, ku brenda pak orësh do të intervistohen nga prokurori i rastit. Pas intervistimit, pritet të vendoset nëse ata do të ndalohen apo lirohen.

Ndërkohë, ka reaguar edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili ka shkruar: “Muhamed Lika, familja e tij, Policia e Kosovës, populli dhe shteti kërkojnë dhe meritojnë drejtësi. 0 tolerancë!”.

Ky operacion policor është parë si një hap i rëndësishëm drejt zbardhjes së plotë të kësaj vrasjeje që tronditi opinionin publik. Dyshimet kryesore lidhen me një grup të strukturuar me elementë ekstremistë, të cilët dyshohet se kanë qenë të përfshirë në sulmin ndaj rreshterit të ndjerë.

IndeksOnline do të vazhdojë të sjellë të rejat e fundit rreth këtij rasti.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.