Sot ka qenë ceremonia e varrimit të dy nxënësve që u vranë në Gllogjan të Deçanit, shkruan Gazeta Demos.
Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj sot ka qenë pranë familjeve Mustafaj e Hamzaj. Ai ndau disa fotografi ku shihet se është përlotur nga ky rast.
Mehmetaj me një shkrim prekës për Ramush Haradinajn pasi ky i fundit u tradhëtua nga lotët sot gjatë varrimit.
” Ju vranë 3 vëllezër e 22 ushtarë të Gllogjanit, kurrë loti nuk të doli nga sytë, a thua pse? Por sot të tradhtuan ndjenjat dhe të dolën lotët, në foto vrehet çfarë dhimbje ke mbrenda zemrës!”, tha ai. /GazetaDemos/
Postimi i plotë:
Ju vranë 3 vëllezër e 22 ushtarë të Gllogjanit, kurrë loti nuk të doli nga sytë, a thua pse? E keni pasur një qellim për Çlirimin e Kosovës dhe e keni ditur çfarë ju pret dhe për çka u flijuan shumë dëshmorë! Por sot të tradhtuan ndjenjat dhe të dolën lotët, në foto vrehet çfarë dhimbje ke mbrenda zemrës! Pse? Sepse nuk po e dinë për cilën arsye dhe nga kush u vranë këta nxënës shembullor! As Ledioni e Genta nuk e dinë pse u vranë! Nuk kanë për ta ditë kurrë! Sepse vdekja e tyre është e pa arsyetueshme! Urojë që kurrë më të mos ndodhin raste të tilla! Mbahu i fortë Gllogjan e ju familjarë, të fortë keni qenë gjithmonë!