No menu items!

Vrasja në Fier krim i paralajmëruar, një vit më parë autori mbajti peng gruan dhe vjehrrërit për 5 orë

Ngjarja e rëndë e ndodhur mbrëmjen e sotme në Fier, ku 31-vjeçari Elton Metaj vrau me armë zjarri ish-gruan Sabrina Denga, në shtëpinë e prindërve të saj, ka qenë një krim i paralajmëruar.

Burime bëjnë me dije për ABC se një vit më parë, Metaj kishte kërcënuar se do të vriste veten, duke mbajtur peng në banesë ish-bashkëshorten dhe familjen e saj, në banesën e tyre në Zhupan.

Episodi zgjati për 5 orë me radhë, deri në neutralizimin e tij. Por ai vijonte të ishte i lirë dhe sot i mori jetën ish-gruas.

31-vjeçari nga Peshtani një vit më parë kërcënoi se do të vetëvritej në oborrin e shtëpisë së prindërve të bashkëshortes. Kjo e fundit e kishte braktisur një javë më parë dhe bashkë me vajzën e mitur qëndronte të prindërit në Zhupan.

Në gjendje depresive 31-vjeçari shkoi në shtëpinë e vjehrrit dhe pasi nuk arriti të binde gruan të kthehej qëlloi 2 herë në ajër. Më pas e drejtoi armen nga vetja duke kërcënuar vetëvrasjen për 5 orë.

Me ndërhyrjen e ekipeve speciale dhe nëpërmjet motrës së tij, u dorëzua pa lënduar askënd. Situata ishte e rrezikshme jo vetëm për 31-vjeçarin, por edhe për familjarët, gruan dhe vajzën e tij të cilët qëndruan të kyçur në banesë.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.