No menu items!

“Vrasje, torturë e trajtim çnjerëzor ndaj civilëve”, aktakuzë kundër një personi për krime lufte në Suharekë e Rahovec

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ngritur sot aktakuzë kundër Sh.L. i nacionalitet goran, për shkak të dyshimit të bazuar mirë se në bashkëkryerje me persona të tjerë, e ka kryer veprën penale Krimi i luftës kundër popullsisë civile, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas Prokurorisë, gjatë kohës së luftës, i akuzuari ka kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzor kundër civilëve në Komunën Suharekës dhe të Rahovecit.

“I pandehuri në cilësinë e policit të Stacionit Policor në Prizren, gjatë kohës së luftës në Kosovë ka kryer vrasje, torturë, trajtim çnjerëzore ndaj popullatës civile të nacionalitetit shqiptar në Komunën Suharekës dhe Rahovecit. Hetimet kanë vërtetuar se, forcat policore serbe fillimisht i kanë arrestuar viktimat në regjionin e Suharekës dhe të Rahovecit dhe më pastaj i kanë dërguar në Stacionin Policor në Prizren. Aty i pandehuri i ka marr në pyetje duke përdorur torturë dhe trajtim çnjerëzore. Si rezultate i torturave i ndjeri R. J. ka vdekur kurse dhjetë (10) civile të tjerë kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe  pasoja psikike.”

Kjo çështje penale tashmë i ka kaluar në kompetencë Departamentit Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë për procedurë të mëtutjeshme.

I akuzuari gjendet nën masën e paraburgimit sipas vendimit të Gjyqtarit të procedurës paraprake deri në një vendim të ri nga ana e gjykatës.

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.