No menu items!

Vriten 20 palestinezë gjersa po prisnin në radhë për ndihma humanitare

Në sulmin e sotëm izraelit në Gaza, 20 palestinezë që prisnin në radhë për ndihma humanitare u vranë dhe 150 u plagosën.

Ky informacion është bërë i ditur nga ministria e shëndetësisë në Gaza, e cila drejtohet nga Hamasi, raporton skynews.

Ministria pretendon se një raketë goditi një grup të madh njerëzish që prisnin ndihma humanitare në një rrethrrotullim në Gaza.

Zëdhënësi i Ministrisë së Shëndetësisë Ashraf al-Qidra tha se dhjetëra u plagosën në sulm dhe se numri i të vdekurve ka gjasa të rritet.

Ai shtoi se një numër i madh i të plagosurve rëndë janë dërguar në spitalin Shifa.

Ndryshe, ushtria izraelite thotë se po heton vërtetësinë e deklaratës së ministrisë. /Telegrafi/

Të fundit

LEXONI GJITHASHTU

Raporto24
Përmbledhje e privatësisë

Kjo faqe përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të shfletimit. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si t'ju njohë kur ktheheni në faqen tonë dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat pjesë të faqes ju duken më interesante dhe të dobishme.